Inaugurohet statuja e Nënë Terezës në Kishën “Notre Dame de Laeken” në Bruksel

10 Shtator, 2023 - 7:30 pm

Nënë Tereza është simbol i dashurisë dhe humanizmit të saj të pashoq. Sot është bërë inaugurimi i statujës së saj në Kishën “Notre Dame de Laeken” në Bruksel dhe ky është është një moment i rëndësishëm për besimtarët dhe ndjekësit e veprës së saj.

Kjo është bërë e ditur nga ambasadori i Kosovës atje, Agron Bajrami.

Ai ka shkruar se inaugurimi i statujës së shqiptares e vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqe, e ka theksuar mesazhin e paqes që Nënë Tereza e ka bartur në jetë dhe amshim.

“Paqja dhe dashuria mes njerëzve, në një botë plot mirësi, me Nënën Terezën si simbolin e saj, u festua në Meshën e Shenjtë, në Kishën Notre Dame de Laeken, në Bruksel.

Inaugurimi i statujës së shenjtores shqiptare dhe laureates së Çmimit Nobel për Paqe vetëm sa e theksoi mesazhin e paqes që Nëna Tereze barti në jetë dhe amshim”, shkruan Bajami.

Ky ngjarje tregon se jeta dhe vepra e Nënë Terezës ende vazhdon të frymëzojë dhe të ndikojë në botë. Statuja e saj do të jetë një vend i frymëzimit dhe lutjes për të gjithë ata që e vizitojnë, duke ndihmuar në përhapjen e mesazhit të dashurisë dhe kujdesit për të tjerët, vlera të ndjeshme për të cilat Nënë Tereza u bë një ikonë ndërkombëtare. / KultPlus.com

Të ngjajshme