14 Mars, 2021 - 2:27 pm
Sot u bë e ditur se Kosova zyrtarisht hapi Ambasadën e saj në Jeruzalem, shkruan KultPlus.
Ndërkaq, si ambasadore e kësaj ambasade është përzgjedhur Ines Demiri. Lajmin e bëri të ditur vetë Demiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
‘Një moment me të vërtetë krenar dhe historik për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Izraelit. Republika e Kosovës sot hapi zyrtarisht Ambasadën e saj në Jeruzalem!
Nderi më i madh i jetës sime është të kem këtë mundësi për të hapur Ambasadën dhe me krenari t’i shërbej vendit tim në Izrael‘, ka shkruar Demiri. / KultPlus.com