15 Mars, 2021 - 10:22 pm
E ulur në shtratin e dhomës së saj të ndenjes, me një filxhan çaj në dorë, Krista Bose, ka tronditur botën me rrëfimin e saj.
Ajo rrëfen jetën e saj prej paciente dhe mjeke pasi Bose vuan nga kanceri.
Bose 27-vjeçare po lufton me kancerin për herë të dytë. Periudha e parë i kushtoi asaj disa kocka dhe pjesën më të madhe të muskujve në këmbën e majtë. Shufrat metalikë kanë zënë vendin e kockave dhe stërvitja e forcës ka ndihmuar në rindërtimin e disa muskujve.
Por, në katër muajt e fundit, nuk është vetëm kanceri që po qëndron midis saj dhe një diplome mjekësore, por është COVIDI-19.
Kimioterapia e vazhdueshme e ka dobësuar sistemin e saj imunitar sa që ajo është konsideruar “klinikisht jashtëzakonisht e ndieshme”, madje edhe simptomat më të lehta të coronavirusit mund të jenë vdekjeprurëse.
Boses i është kërkuar të qëndrojë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur, duke shkuar vetëm për stërvitje ose takime shëndetësore të mos punojë në një spital, e cila është ajo që kërkohet për të përfunduar trajnimin e saj mjekësor.
“Të ndihesh sikur ke aftësi, ke njohuri, mund të jesh një pasuri për ata pacientë, është e vështirë të ndihesh sikur po harxhohesh mënjanë”, tha ajo.
Ka rreth 200 mijë mjekë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, sipas BMA-së. Kjo do të thotë se mijëra mund të mos jenë në gjendje të punojnë në vijën e frontit gjatë një krize shëndetësore kombëtare./ KultPlus.com