23 Maj, 2020 - 4:15 pm
Çdo të enjtë në orën 20 të mbrëmjës, e tërë Britania ndalon dhe që nga Kryeministri e dëri tek fëmijët e vëgjël bashkë më prindërit, ndërpresin gjithçka dhë dalin në rrugë për të duartrokitur punonjësit e shëndetësisë në shenjë mirënjohje.
Por media britanike dhe ndërkombëtarë ka fiksuar një infermiere shqiptare, pikërisht Nevila Selmanin, e cila po shndërrohet në modelin mediatik të kësaj shëndetësie, punonjësit e së cilës, edhe ata ua kthejnë mirënjohjen e tyre për respektin e publikut britanik.
Edhe pse pandemia e shndërroi Britanine ne “te semurin e Evropes”, britanikët nuk e fshehin, përkundrazi me miliona dalin nëpër rrugë dhe duartorkasin në shenjë mirënjohje për mjekët dhe infemieret dhe për atë që ata po bëjnë në kushte shpesh mjaft të vështira për të përballuar me një kosto të madhe personale dhe me vetëmohim, Covid-in.
Media britanike, por edhe ajo ndërkombëtare ka fiksuar fotografinë e infermieres shqiptare Nevila Selmani, e cila po shndërrohet praktikisht në simbolin e këtij institcioni britanik, në kthimin mbrpasht të respektit dhe mirënjohjes ndaj britanikëve.
Fotot e Nevila Selmanit, dhe ekspresioni i saj fotozhenik, e fiksuar nga fotografët dhe paparacët britanik, shprehin më së miri botën e brendshme dhe mirësinë në formën më të arrirë artistike të asaj që shëndetësia britanike përfaqëson.
Fotot e saj kanë bërë xhiron e botës ku nga mbulimi i BBC, ITV-s, SKY NEWS, gazetave , The Telegraph, The Guardian, tabloidet The Daily Mail, The Sun, agjensia e madhe e lajmeve Reuters dhe deri ne Kine, tek China Daily. /KultPlus.com