27 Qershor, 2019 - 7:58 pm
Themeluesi dhe kryeredaktori i gazetës My Kali, Abdul Hadi, ka folur në Prishtinë për reformimin e islamit në dobi të grave dhe komunitetit LGBT, shkruan KultPlus.
Ai ka treguar që gazeta My Kali është e para dhe e vetmja gazetë online që shkruan dhe trajton të drejtat e grave dhe të drejtat e komunitetit LGBT. Gazeta është botuar fillimisht në Jordan në vitin 2007 vetëm në gjyhën angleze, dhe i është dedikuar artit, opinjoneve dhe lëvizjeve politike me karakter liberal.
Është e vetmja gazetë që shkruan për homofobinë, martesat e aranzhuara dhe rolet gjinore në familje dhe shoqëri. “Në vitin 2016 kjo revistë ka fillau të publikohet edhe në gjuhën arabe. Unë dua që kjo gazetë të mbërrijë te të gjithë qytetarët dhe askush të mos ndjehet i përjashtuar” ka shpjeguar kryeredaktori Abdul Hati. “Sidomos publikimi në gjuhën arabe e ka rritur interesimin e njerëzve mbi kërë revistë, një gjë që bëri që qeveria ta urdhëronte që i gjithë numri i gazetës që u botua në shtator të 2016-ës të digjej komplet” ka th Hati.
“Gazeta u jep hapësirë artistëve të rinjë si dhe provon të bëhet zëri i artistëve të komunitetit LGBT si Yasmine Hamdan, Haig Papazian of Mashrou’ Leila, Alaa Ëardi dhe Zahed Sultan, duke shkruar kronika dhe storie për ta” ka shpjeguar Abdul Hati. “Para gazetës sonë nuk është folur për cështje të homoseksualitetit dhe komunitetin LGBT” ka thënë ai. Ai ka thënë që ka takuart mijëra e mijëra njerëz që kanë vuajtur si pasojë e represionit dhe ka vendosur që t’i ndihmojë pjesëtarët e komunitetit në të cilin bënë pjesë edhe vet.
“Ne i kemi shfrytëzuar ballinat tonë për ta ngritur zërin, jo vetëm për komunitetin LGBT, i cili në Jordan është një nga komunitetet më të shtypura, por për të folur në përgjithësi për cështje me rëndësi për shoqërinë si të drejtat e grave, të vajzave të reaj dhe të drjetën e tyre për të zgjedhur një jetë për vetën e tyre, duke filluar që nga veshja deri të martesat e aranzhuara” ka thënë ai.
Eventi është hapur gjithashtu edhe për pyetje të publikur të cilet kanë qenë kuriozë të dinë për sigurinë personale për një gazetar që shkruan lidhur me të ashtuquajturat çështje tabu në shqëri islamike, gjë për të cilën ai ka thënë që dhuna e cfarëdo lloji është pjesë e shoqërisë ku ai jeton.
Ai ka shtuar gjithashtu që gazeta e tij nuk ëahtë e regjistruar vetëm për shkakun që po të regjistrohej do t’u hiqej liria të shkruajnë llojin e shkrimeve që bëjnë. Për fund ai ka shtuar që kur njerëzit flasin për seksualitetin e marrin vetëm si ide perendimore, sipas tij është një ideologji që duhet të hiqet sepse pavarësisht nëse bëhet fjalë për marrëdhëni burrë-grua, burrë-burrë a grua-grua, të gjitha hyjnë në të njëjtën kategori të seksualitetit, biseda për seksualitetin është përtej gjinisë, përtej orientimit dhe për të gjithë./RronaJaka/KultPlus.com