31 Tetor, 2019 - 5:43 pm
Sonte është hapur instalacioni fotografik “Gardianët e parajsës”, Zemrat dhe mendjet në Korenë e Veriut e cila do të qëndrojë e hapur deri më 11 nëntor, shkruan KultPlus.
Ceremoninë e hapjes e bëri drejtori i Bibliotekës Fazli Gajraku, ambasadori i Norvegjisë Jens Christian Grondahl, dhe artisti Morten Traavik.
Nga ora 19 pritet të shfaqet filmi dokumentar “Lufta e artit”.
“Gardianët e parajsës” paraqet fotografi dhe objekte unike nga jeta e përditshme e koreanëve të veriut, në të gjithë hapat e jetës, duke u lënë shikuesve mbresa të papritura.
Kompania kinematografike norvegjeze “Traavik.info” dhe regjisori Morten Traavik kanë krijuar projekte artistike të reja dhe inovatore brenda Koresë së Veriut. /KultPlus.com