Instituti Albanologjik i Prishtinës me mbledhje komemorative në nderim te jetës dhe veprës së Ismail Kadaresë

1 Korrik, 2024 - 2:49 pm

Instituti Albanologjik i Prishtinës ka njoftuar se nesër do të mbajë mbledhje komemorative në nderim te jetës dhe veprës së shkrimtarit Ismail Kadare, shkruan KultPlus.

Më poshtë është njoftimi i plotë.

Të dashur miq dhe dashamirës të veprës letrare të Ismail Kadaresë, shkrimtarit pasaportë të letërsisë shqipe, i cili na la në mëngjesin e ditës së sotme

Instituti Albanologjik i Prishtinës gjatë ditës së nesërme, 02 korrik, ora 10:00, do të mbajë një mbledhje komemorative në nderim të krijimtarisë artistike të gjeneralit të letërsisë shqipe, shkrimtarit ikonik që i dha shenjë të përbotshme kulturës dhe artit të shkrimit të bukur shqip.

Iu ftojmë ta nderojmë jetën dhe veprën e njeriut që i dha shumë artit tonë!

Iu mirëpresim!/ KultPlus.com

Të ngjajshme