2 Korrik, 2024 - 12:20 am
Të hënën ka vdekur shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, në moshën 88-vjeçare. Për të nderuar veprën e tij, Instituti Albanologjik në Prishtinë ka mbajtur mbledhje komemorative.
Mbledhja është mbajtur duke filluar nga ora 10:00, në Institutin Albanologjik.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të këtij Instituti, Lulezim Lajqi, është shprehur se me vdekjen e Kadaresë ka humbur edhe letërsia botërore.
“Ikja në nga kjo botë e Ismail Kadaresë nuk është vetëm humbje e madhe vetëm për letërsinë shqiptare por edhe për letërsinë botërore. Veprat e tija janë botuar në 45 gjuhë botërore, kështu Kadare e vendosi atdheun e tij të izoluar Ballkanik në hartën e letërsisë botërore. Kadare morri edhe çmime të shumta globale”, është shprehur Lajqi.