16 Gusht, 2024 - 3:58 pm
Nën patronatin e Komunës së Obiliqit-Kastriotit, Instituti Albanologjik – Prishtinë, Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, organizojnë konferencën shkencore “Lufta e Dytë e Kosovës (1448)”, që të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të Obliqit dhe do të zgjasë deri më 21 gusht 2024.
Prof. Dr. Lulëzim Lajçi, u.d. drejtor i Institutit Albanologjik-Prishtinës është pjesë e këshillit organizativ të kësaj konference dhe do ta mbajë fjalën përshëndetëse në hapjen solemne të saj.
Në konferencën shkencore “Lufta e Dytë e Kosovës (1448)” studiuesit që do të marrin pjesë janë: Iljaz Rexha, Muhamet Mala, Lulëzim Lajçi, Teuta Shala-Peli, Muhamet Qerimi, Etleva Lala, Bashkim Lajçi, Adem Zejnullahu, Gjon Berisha, Besnik Rameti, Besim Muhadri, Agron Islami, Musa Ahmeti, Fidan Zeneli, Nutrika Lajçi, Begzad Baliu, Kurt Bracob, Nuridin Ahmeti dhe Dren Brahimaj.
Këshilli organizativ i konferencës përbëhet nga Xhafer Gashi, kryetar i Komunës së Obiliqit, Lulëzim Lajçi, u.d. drejtor i Institutit Albanologjik-Prishtinë, Teuta Shala-Peli, drejtoreshë e Institutit të Historisë “Ali Hadri”-Prishtinë dhe Skënder Asani, drejtor i Instiutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve-Shkup./express/KultPlus.com