28 Tetor, 2023 - 5:00 pm
Zhvillimet teknologjike janë duke ndryshuar botën dhe mënyrën sesi ne punojmë. Vitet e fundit kryefjalë e teknkologjisë është bërë inteligjenca artificiale, që konsiderohet si e ardhmja e teknologjisë. Në Tiranë, gjimnazi Sami Frashëri është një ndër shkollat që ka futur si project inteligjencën artificiale. 20 nxënës të kësaj shkolle marrin njohuri mbi këtë disiplinë.
Nxënës nga viti i parë dhe i dytë qe kane interes pçr inteligjencën artificial e zhvillojnë këtë projekt pas përfundimit të mësimit. Teknkologjia për ta është pasion, ndërsa të ardhmen e lidhin me këtë fushë.
“Pasioni për inteligjencën artificiale më lindi vitin e kaluar, duke parë se çfarë bëjnë kompani të mëdha me këtë. Fillova dhe unë të mendoj për projekte të mia”, tha Gerti.
“Kam filluar me kodimin, pas futjes në këtë program të shkollës inteligjenca artificiale është bërë e rëndësishme. Ky projekt më ka ndihmuar të mësoj më shumë mbi këtë fushë. Të ardhmen e shoh duke u marrë me inteligjencën artificiale”, u shpreh Klea.
Nxënësit kanë realizuar disa projekte.
“Kjo është paraqitja vizuale e Journey Buddy. Turisti vendos destinacionin, sa ditë do qëndroj, buxhetin. Në bazë të detajeve na është gjeneruar intenetari i udhëtimit”.
Inteligjenca artificiale dhe zhvillimi i saj ka shkaktuar diskutime të shumta, nëse është nevojë apo rrezik.
“Ne duhet ta bëjmë inteligjencën artificiale që ta përdorim për të mirën tonë dhe mos ta lëmë që inteligjenca artificiale të na zëvendësojë ne”.
“Inteligjenca Artificiale nëse shkon në duart e njerëzve të duhur, mendoj se është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë njerëzimit në të ardhmen, por do të ketë disavantazhe që janë ato punë që zëvendësohen me një kompjuter”.
Projekti i inteligjencës artificiale, i sjellë nga fondacioni shqiptaro-amerikan për zhvillimin aplikohet në disa shkolla të kryeqytetit, Shkodrës, Elbasanit dhe Vlorës./abcnews.al