Ish-diplomati kosovar shkon për pushime në Greqi, serbët ia vandalizojnë makinën

19 Qershor, 2022 - 4:30 pm

Ish-diplomatit të Kosovës në Bruksel, Labinot Hoxhas i është vendosur flamuri serb në veturë.

Kjo i ka ndodhur gjatë këtij vikendi, në Greqi – teksa po pushonte.

Vetë Hoxha e ka treguar ngjarjen përmes një postimi në Twitter. Dyshon se aktin e ka kryer ndonjë huligan serb i futbollit.

”A nuk mund të pushojnë nga urrejtja të paktën për fundjavë”, ka shkruar ndër tjerash ai. /Express / KultPlus.com

Të ngjajshme