13 Dhjetor, 2023 - 10:07 am
Ish-presidentja e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey e ka përmendur Ibrahim Rugovën si figurën politike që i ka bërë më së shumti përshtypje në Kosovë.
Calmy-Rey në një intervistë për swissinfo.ch tha se ka punuar e biseduar me të gjithë në Kosovë, por e veçoi presidentin e parë të para pavarësisë, Ibrahim Rugovën, përcjell Gazeta Express.
“Kam punuar mirë me të gjithë me të cilët kam folur në Kosovë, qoftë Albin Kurtin, Hashim Thaçin apo të tjerë”, tha ajo duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë mendon për kryeminiastrin aktual të Kosovës, të cilin tha se e kishte takuar në Cyrih.
Për ish-presidentin Hashim Thaçi, Calmy-Rey tha se nuk dëshiron të shpreh gjykime, por theksoi se “ai e njihte shumë mirë Zvicrën” dhe se “ai gjithashtu flet shumë mirë gjermanishten zvicerane”,
Më pas, u ndal të flasë për Rugovën.
“Figura politike që më bëri më shumë përshtypje në Kosovë ishte presidenti pacifist Ibrahim Rugova, babai i pavarësisë. Në vitet 2000, nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, ishte shumë kënaqësi të punoja me kontaktet e mia në Kosovë. Funksionoi mirë”, tha ajo./GazetaExpress/KultPlus.com