Ish-sekretarja 97-vjeçare e një kampi nazist përqendrimi dënohet me burg

20 Dhjetor, 2022 - 12:34 pm

Një ish-sekretare 97-vjeçare e një kampi përqendrimi nazist, është shpallur sot fajtore për më shumë se 10 500 raste të bashkëpunimit në vrasje dhe është dënuar me dy vjet me kusht, sipas vendimit të një gjykate gjermane.

E identifikuar si “Irmgard F” sipas rregullave gjermane të privatësisë, ajo heshti gjatë pjesës më të madhe të gjyqit.

“Më vjen keq për gjithçka që ndodhi. Më vjen keq që isha në Stutthof në atë kohë. Nuk mund të them asgjë tjetër”, tha ajo në fund të gjyqit.

Ajo punoi si punonjëse civile në zyrën e komandantit të Stutthof pranë qytetit të lirë të Danzigut, tani Gdańsk, nga qershori 1943 deri në prill 1945, dhe për këtë arsye u shpall fajtore pasi kishte ndihmuar përgjegjësit e kampit të përqendrimit në vrasjen sistematike të të burgosurve./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme