Ish vokalisti i grupit ‘Troja’ anëtarësohet në Vetëvendosje

19 Nëntor, 2021 - 10:30 pm

Këngëtari i muzikës rok, Bujar Berisha, është anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan KultPlus.

Njoftimin e ka bërë kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, duke e cilësuar ish-vokalistin  e grupit ‘Troja’ si një ta autor të teksteve frymëzuese të realitetit që u kthyen në pasqyrë të vetëdijes qytetare.

KultPlus ua sjell njoftimin e plotë të tij:

Bujar Berisha, artist i kahmotshëm, këngëtar i rokut, e autor i teksteve frymëzuese të realitetit tonë që u kthyen në pasqyrë të vetëdijes qytetare. Tekste që nxisin kurajo e vullnet. Pra muzikë, himn proteste.

Skena e rokut te ne ishte e fuqishme gjatë viteve 1980 e deri në fund të viteve 90-ta, siç ishte edhe rezistenca jonë popullore ndaj shtypjes dhe dhunës së okupatorit. Bujari nuk qëndroi as neutral e as pasiv në atë kohë, as dy dekada më pas, e as sot.

Kohës duhet të ia dijmë vlerën, mbretnesha boll mirë na tregoi. Mirë se erdhe, Bujar../KultPlus.com

Të ngjajshme