6 Prill, 2024 - 3:34 pm
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi edhe këtë vit do të mundësojë realizimin e projektit “Ishujt 2024″.
Ky projekt ka për qëllim pajisjen me dokumente biometrike të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në zonat përreth ishujve të Egjeut/Mesdheut.
MEPJ bëri të ditur sot se në kuadër të realizimit të këtij projekti, ekipi i posaçëm do të gjendet në: Kretë më 22, 23 dhe 24 prill, dhe në Rodos më 25, 26 dhe 27 prill.
“Të interesuarit, krahas detyrimit për kryerjen e aplikimit në e-Albania, duhet të dërgojnë në postën elektronike kërkesën e tyre me subjekt “Ishujt 2024“, si dhe të dhënat e mëposhtme: Emër/Mbiemër i aplikantit, Numrin personal (NID), Kodin e aplikimit për pasaportë ose/dhe kartë ID (03AT…); Adresën e vendbanimit – Ishulli”, theksoi MEPJ.
Afati përfundimtar për aplikim është data 19 prill 2024. / KultPlus.com