Ishulli misterioz që lëviz, ka lënë pa shpjegim shkencëtarët

22 Shkurt, 2025 - 6:00 pm

El Ojo, i njohur gjithashtu si Ishulli i Syrit ose Rrethor, është një ishull i pazakontë dhe misterioz që ndodhet në Lumin Parana, në veriperëndim të Argjentinës.

 Ky ishull ka një diametër prej 120 metrash dhe rrotullohet ngadalë, duke krijuar një formë të përsosur rrethore. Ishulli lëviz mes ujërave të pastra dhe të ftohta të lagunës.

Ishulli rrotullohet vazhdimisht dhe shkencëtarët e lidhin këtë lëvizje të çuditshme me praninë e burimeve natyrore të mëdha që krijojnë rryma ujore që mund të lëvizin ishullin.

Ishulli u zbulua në vitin 2016, megjithatë sipas regjistrimeve nga imazhet satelitore ky ishull ka ekzistuar për 20 vjet./ KultPlus.com

Të ngjajshme