26 Tetor, 2024 - 9:31 pm
Gërmimi arkeologjik në Pompei ka nxjerrë në dritë një ndërtesë të dekoruar shumë, por jashtëzakonisht të vogël me piktura murale të ruajtura jashtëzakonisht mirë. Ajo u emërua “Shtëpia e Fedrës”, sipas mbretëreshës mitologjike të Athinës e cila është paraqitur në një afresk.
Siç nënvizohet në një deklaratë nga menaxheri i parkut arkeologjik të Pompeit, ky zbulim hedh dritë edhe mbi ndryshimin e stilit arkitektonik gjatë shekullit të 1 pas Krishtit. Ndryshe nga ndërtesat e tjera në zonën arkeologjike, ajo nuk u ndërtua rreth atriumit tradicional romak – një zonë e hapur me një cisternë për mbledhjen e ujit të shiut.
Archaeologists have uncovered a rare, richly adorned house in Pompeii known as the 'House of Phaedra.' Featuring intricate frescoes of mythological scenes and a unique design, it offers new insights into life in the ancient city. pic.twitter.com/yJjwpMqP5C
— DW News (@dwnews) October 25, 2024
Pavarësisht përmasave të vogla, shtëpia e veçantë “bën përshtypje për shkak të nivelit të lartë të afreskeve”, thuhet në njoftim, duke shtuar se ato janë të ngjashme me shtëpitë shumë më të mëdha dhe luksoze që janë gjetur aty pranë.
Ancient Pompeii site uncovers tiny house with exquisite frescoes https://t.co/Ks8qhRkoBG pic.twitter.com/8kubThn3sm
— Reuters (@Reuters) October 24, 2024
Qyteti i lulëzuar i Pompeit dhe zona përreth, në pjesën jugore të Italisë, u shkatërruan plotësisht nga shpërthimi i tmerrshëm i Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit, i cili mori jetën e mijëra njerëzve që nuk e dinin se ishin nën hijen e një prej vullkanet më të mëdha në Evropë.
Ancient Pompeii site uncovers tiny house with exquisite frescoes https://t.co/YoJlLMTw6O pic.twitter.com/Z6cPReR4bv
— Sarah (@Sarah404BC) October 25, 2024
Përveç afreskut të Fedrës dhe Hipolitit, i cili refuzoi dashurinë e njerkës së tij, skena të tjera mitologjike të paraqitura në muret e shtëpisë përfshijnë marrëdhënien e një satiri me një nimfë dhe takimin e Afërditës me Adonisin. Ka edhe disa afreske peizazhi më të vogla, por të detajuara./balkanweb/ KultPlus.com