Italia solli shfaqjen “La Giola”, Irani sjell “Femia” në Prizrenfest

25 Korrik, 2024 - 11:55 pm

Mbrëmë në Prizrenfest u dha shfaqja nga Italia “La Giola”, sonte luhet shfaqja nga Irani “Femia” dhe ajo nga Shqipëria “Lule Sajza”.

Festivali i Teatrove në Prizren i cili filloi më 21 korrik po vazhdon të sjell për publikun tonë shfaqje nga produksione të ndryshme teatrore jashtë vendit.

Mbrëmë Italia solli shfaqjen LA GIOLA një shfaqje teatrale me emocion, muzikë e poezi që na dërgon në një përjetim katarsisi, hera herës me ironi, një kundërhelm për frikën tonë nga vdekja.

Sonte do të luhet shfaqja nga Irani “Femia” në Katedralen Katolike të Zojës Ndihmëtare nga ora 20:45, ndërsa shfaqja nga Shqipëria “Lule Sajza” luhet nga ora 22:00 në lokacionin e njëjtë./express/KultPlus.com

Të ngjajshme