11 Nëntor, 2022 - 1:59 pm
Memoriali izraelit i Holokaustit ‘’Yad Vashem’’ publikoi për herë të parë fotografi të rralla të pogromit të vitit 1938 në Gjermaninë naziste në 84-vjetorin e tij.
‘’Fotot janë pjesë e një koleksioni të dhuruar së fundmi në memorialin izraelit’’, theksoi një zëdhënës në Jerusalem.
‘’Ata janë përfaqësues të shkatërrimit dhe sulmeve ndaj komunitetit hebre gjatë pogromit dy-ditor të njohur si ‘Kristallnacht’’, theksoi ai.
Fotot janë realizuar nga fotografë nazistë në qytetet gjermane të Nuremberg dhe Fürth.
Natën e 9-10 nëntorit 1938, nazistët vunë zjarrin sinagogave, bizneseve dhe shtëpive të hebrenjve në të gjithë Gjermaninë duke abuzuar, dëbuar dhe vranë qindra hebrenj.
Dhuna besohet se i ka hapur rrugën Holokaustit, në të cilin u vranë gjashtë milionë hebrenj.
“Ne shohim burra SS dhe SA që ndezin zjarre, vandalizojnë shtëpitë dhe bizneset hebreje dhe poshtërojnë popullsinë hebreje”, theksoi Jonathan Matthew, kreu i Yad Vashem.
‘’Albumi fotografik u gjet në shtëpinë e një ushtari hebre amerikan’’, sipas Yad Vashem. /atsh / KultPlus.com