“Ja na erdhi Viti i Ri….”, shoferi stolis makinën e tij luksoze me 2500 drita me ngjyra, pamjet bëhen virale

26 Nëntor, 2024 - 8:00 pm

Edhe pse na ndanë edhe një muaj nga festat e fundvitit, disa persona kanë nisur herët “festimet”.

Si në rastin e këtij shoferi grek i cili ka zgjedhur që makinën e tij luksoze ta kthejë në një pemë Krishtlindjesh.

Sipas agjencisë Eurokinissi që regjistroi imazhin e çuditshëm të makinës, dekorimi ishte gjithsej me 2500 drita Krishtlindjesh.

Pamjet janë shpërndarë mijëra herë në rrjetet sociale duke u kthyer virale./ TopChanel/ KultPlus.com

Të ngjajshme