2 Shtator, 2022 - 10:30 am
Nga Aurenc Bebja, Francë – 2 Shtator 2022
“Stamboul” ka botuar, të shtunën e 21 marsit 1914, në faqen n°2, intervistën ekskluzive të Turhan Pashës dhënë asokohe korrespodentit special të “La Tribuna” në Durrës në lidhje me rimëkëmbjen e Shqipërisë, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Deklaratat e Turhan Pashës
Romë, 20 mars.
La Tribuna publikon një intervistë që korrespondenti i saj special në Shqipëri ka pasur në Durrës me Turhan Pashën.
Kryeministri shqiptar deklaroi se ka synimin e vendosur të zbatojë një program të rimëkëmbjes ekonomike të Shqipërisë duke filluar me zgjidhjen e problemeve kryesore, pra hapjen e porteve dhe ndërtimin e rrugëve, sepse në mungesë të mjeteve të komunikimit, Shqipërisë i mungon jeta aktive. Duhet t’i tregojmë botës, shtoi shtetari i shquar, se Shqipëria është e aftë të punojë për rimëkëmbjen e saj dhe zhvillimin e brendshëm.
Prandaj do të na duhet të rrisim (përmirësojmë) kushtet e bujqësisë, të aktivizojmë prodhimet, të transformojmë kënetat.
Duke folur për politikën e jashtme, Turhan Pasha pohoi se Shqipëria duhet të bëhet një element paqeje dhe moderimi në Ballkan.
Ai përfundoi duke uruar që i gjithë kombi shqiptar të mblidhet rreth ministrisë kombëtare, në mënyrë që ta mbështetesë në detyrën e mundimshme që ka marrë dhe të meritojë kështu simpatinë e Evropës. – (Ag. It.)
https://www.darsiani.com/la-gazette/1914-ja-si-rimekembet-shqiperia-deklaratat-e-turhan-pashes-per-la-tribuna/ / KultPlus.com