8 Korrik, 2020 - 10:31 pm
Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot gjatë ditës ka mbledhur mbeturina në Gërmi, shkruan KultPlus
“Sot, përgjatë shtegut mblodha këto mbeturina të cilat dita ditës po shtohen dhe po e zbehin bukurinë magjike të Gërmisë”, ka shkruar ndër të tjera Jahjaga në Facebook.
“Për t’i ikur zhurmës së qytetit, pasditeve dal për të ecë në Gërmi. Natyra, ajri dhe freskia e kësaj hapësire u shërben shumë qytetarëve për të kaluar kohën e tyre. Shumë nga ta i takoj rrugës teksa ecin, vrapojnë apo janë ulur me familje për të pushuar.
Mirëpo, shumë herë gjatë rrugës hasi edhe në mbeturina të shumëta, të lëna pas nga qytetarët pasi që kanë shijuar momente të këndshme e qetësie ne Gërminë tonë të bukur.
Sot, përgjatë shtegut mblodha këto mbeturina të cilat dita ditës po shtohen dhe po e zbehin bukurinë magjike të Gërmisë.
U bëj thirrje qytetarëve që ta ruajmë natyrën, ta mbrojmë ambientin – sepse Toka është shtëpi e gjithësecilit dhe për ta mbrojtur jemi përgjegjës të gjithë”. / KultPlus.com