8 Gusht, 2023 - 4:30 pm
Jamie Foxx po përpiqet të sqarojë një keqkuptim që rrjedhi nga një postim i tij i fshirë tani në mediat sociale që nga disa u kritikua si antisemitik.
Në një postim të shpërndarë në Instagramin e tij, aktori fitues i “Oscar”, ka kërkruar falje ndaj komunitetit hebre.
“Dua t’i kërkoj falje komunitetit hebre dhe të gjithë atyre që u ofenduan nga postimi im. Tani e di që zgjedhja ime e fjalëve ka shkaktuar ofendim dhe më vjen keq. Ky nuk ka qenë kurrë qëllimi im”, tha ai në postim, shkruan CNN.
Mesazhi i Foxxit i referohej një postimi të mëparshëm, i cili nuk gjendej më në llogarinë e tij, ku shkruhej: “Ata vranë këtë tip të quajtur Jezus… Çfarë mendon se do të bëjnë me ty?”.
Kritikët e postimit interpretuan atë se aktori i referohej popullit hebre, dhe historikisht antisemitizmi ka qenë i lidhur me besimin që hebrenjtë janë përgjegjës për vdekjen e Jezusit.
“Për ta sqaruar, jam tradhtuar nga një mik dhe këtë doja të thoja kur thash ‘ata’, asgjë më shumë. Unë kam vetëm dashuri në zemrën time për të gjithë. Unë e dua dhe mbështes komunitetin hebre. I kërkoj ndjesë më të thellë kujtdo që u ofendua”, shtoi në ndjesen e tij Fox.
Postimet vijnë pasi Jamie përjetoi një ” komplikacion mjekësor ” ende të pazbuluar që e dërgoi atë në spital pranverën e kaluar.
Në fillim të kësaj jave, ylli i “Ray” ia vlerësoi motrën e tij Deidra Dixon që i shpëtoi jetën si pjesë e një video për nder të ditëlindjes së saj që ai filmoi për të. / KultPlus.com