27 Shtator, 2021 - 10:30 pm
Në Japoni, gjendja e jashtëzakonshme Covid-19 do të hiqet për të gjitha rajonet në fund të shtatorit.
Kryeministri Yoshihide Suga tha se ai diskutoi masat me ministrat përkatës dhe se do të kërkojë pikëpamjet e një paneli qeveritar këshilltarësh.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters varianti infektiv Delta ndezi një valë të pestë të Covid në Japoni që i çoi infeksionet në nivele rekord muajin e kaluar.
Për të parandaluar mbingarkesën e spitaleve, qeveria japoneze zgjati kufizimet në përpjekje për të frenuar rastet e infektuara.
Edhe kur të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme, autoritetet po konsiderojnë mbajtjen e disa masave në vend, nga frika e rritjes së infeksioneve nëse vendi hapet plotësisht.
Disa nga masat e marra kanë të bëjnë me oraret e kufizuara për restorantet, kafenetë dhe klubet e natës. Autoritet japoneze i kanë nxitur qytetarët të punojnë nga shtëpia sa më shumë që të jetë e mundur dhe të shmangin udhëtimet./KultPlus.com