29 Qershor, 2022 - 9:00 pm
Japonia po përjeton ditën më të nxehtë të valës së saj më të keqe të të nxehtit që nga viti 1875. Zyrtarët kanë paralajmëruar për një mungesë të mundshme të energjisë. Por qeveria ende po i këshillon njerëzit që të përdorin ajër të kondicionuar për të shmangur goditjen e nxehtësisë pasi rastet e shtrimit në spital rriten me të nxehtin, shkruan BBC.
Zyrtarët e motit paralajmërojnë se vapa do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.
Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1 gradë celcius që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve./ KultPlus.com