Jason Momoa në serinë e parë e cila transmetohet në Apple TV

13 Shtator, 2019 - 1:30 pm

Shërbimi Apple TV e ka prezantuar trilerin për “See”, serinë e cila do të duhej të ishte në dispozicion nga 1 nëntori, kur fillon shërbimi Apple TV.

Autor i serialit “See” është Steven Knight, i cili e krijoi serialin e popullarizuar “Peaky Blinders”, ndërsa regjinë e ka bërë Francis Lawrence, me regji të të cilit është xhiruar filmi “The Hunger Games”.

Image

Në rolet kryesore do ta shohim Jason Momoan, i cili do ta luajë Baba Vossin, luftëtarin dhe prijësin fisnor në të ardhmen e largët. Ai është babai i binjakëve të cilët, në botën ku njerëzit e kanë humbur shikimin, e kanë shqisën e shikimit. Për këtë arsye Baba Voss duhet ta mbrojë fisin e tij nga mbretëresha, e cila beson se kjo është magji dhe dëshiron t’i shkatërrojë ata.

Përveç kësaj serie, në shërbimin televiziv të Apple nga 1 nëntori do të shfaqen serialet: “The Morning Show”, “For All Mankind”, “Dickinson”, “The Elephant Queen”, “Helpters”, “Snoopy in Space” dhe “Ghostwriter”.

Shërbimi Apple TV, i cili do të jetë në dispozicion në afro 100 vende të botës, do të kushtojë 4,99 dollarë në muaj. /KultPlus.com

Të ngjajshme