Java Botërore e Harmonisë Ndërfetare

1 Shkurt, 2024 - 1:56 pm

Kombet e Bashkuara e kanë shpallur javën e parë të shkurtit (1-7 shkurt) si Javën Botërore të Harmonisë Ndërfetare, e caktuar si e tillë prej Asamblesë së Përgjithshme në 2010. Asambleja e Përgjithshme e OKB, vuri në dukje se mirëkuptimi i ndërsjellë dhe dialogu ndërfetar përbëjnë dimensione të rëndësishme të një kulture paqeje dhe vendosi këtë javë si një mënyrë për të promovuar harmoninë midis të gjithë njerëzve pavarësisht nga besimi i tyre.

Duke njohur nevojën imperative për dialog midis besimeve dhe feve të ndryshme për të rritur mirëkuptimin, harmoninë dhe bashkëpunimin e ndërsjellë midis njerëzve, Asambleja e Përgjithshme inkurajon të gjitha shtetet të përhapin mesazhin e harmonisë dhe vullnetit të mirë ndërfetar në kishat, xhamitë, sinagogat, tempujt dhe vende të tjera të botës të adhurimit gjatë asaj jave, në baza vullnetare dhe sipas traditave apo bindjeve të tyre fetare.

Java Botërore e Harmonisë Ndërfetare (WIHW), e konceptuar për të promovuar paqen kulturore dhe jo dhunën, u propozua për herë të parë nga Mbreti Abdullah II i Jordanisë. Ky propozim u miratua shpejt nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, duke shpallur javën e parë të shkurtit të çdo viti si javën e harmonisë ndërfetare botërore, duke u bërë thirrje qeverive, institucioneve dhe shoqërisë civile ta respektojnë atë me programe dhe iniciativa të ndryshme që do të nxisin qëllimin e objektivave të WIHW. / KultPlus.com

Të ngjajshme