29 Shtator, 2019 - 6:00 pm
Këtë javë në Lozanë, të Zvicrës gjithë vëmendja është për kulturën dhe kombin shqiptar. Dje ka nisur eventi “Mesdheu i Lozanës”, i cili për të tretin vit radhazi prezanton kulturën shqiptare në disa dimensione.
Gjatë kësaj jave do të zhvillohen aktivitete kulturore, artistike, do të prezantohen libra, filma, punime artizanale e gatime tradicionale shqiptare ndërkohë që do të jepen edhe shfaqje kulturore nga grupe të ndryshme artistike shqiptare. /KultPlus.com