30 Maj, 2024 - 9:15 pm
Shqipëria mikpret Italinë, nga data 2 deri me 8 qershor, në një javë të mbushur me një seri aktivitetesh kulturore e sportive.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video informuese mbi aktivitetet që do të organizohen në kuadër të kësaj jave duke nisur nga koncerte, opera, shfaqje kontemporane, sport e shumë të tjera.
“Të gjitha aktivitetet që përfaqësojnë thelbin dhe më të mirën e një kulture që admirohet nga e gjithë bota, e që ia vlen të përjetohet në çdo grimcë”, u shpreh Rama.
Java Kulturore Italiane do të jetë e mbushur me aktivitete që përfaqësojnë thelbin dhe më të mirën e kësaj kulture që admirohet nga e gjithë bota dhe është një nga lokomotivat e kulturës së njerëzimit.
Javët Kulturore Ndërkombëtare nisën më datën 2 maj, me javën kushtuar Bashkimit Evropian, vijuan me Javën Kulturore Franceze e Javën Kulturore Greke.
Ato do të mbyllen në fund të nëntorit me Javën Kulturore të Kosovës, që ashtu si edhe në edicionet e tjera, përkon me javën e festës kombëtare./ KultPlus.com