Java Ndërkombëtare e Shkencës dhe Paqes

11 Nëntor, 2024 - 9:59 am

Kjo është Java Ndërkombëtare e Shkencës dhe Paqes. Për herë të pare u festua më 1986, si pjesë e kremtimeve të Vitit Ndërkombëtar të Paqes.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi që Java Ndërkombëtare e Shkencës dhe Paqes të mbahet çdo vit gjatë javës në të cilën bie 11 nëntori. Asambleja u kërkoi shteteve anëtare dhe organizatave ndërqeveritare dhe joqeveritare që të inkurajojnë institucionet, shoqatat dhe individët përkatës të sponsorizojnë ngjarje dhe aktivitete që lidhen me studimin dhe shpërndarjen e informacionit mbi përparimet në shkencë dhe teknologji dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Gjithashtu u kërkoi shteteve anëtare të OKB-së të nxisin bashkëpunimin ndërkombëtar midis shkencëtarëve dhe kërkoi që Sekretari i Përgjithshëm të raportonte mbi aktivitetet dhe iniciativat e shteteve anëtare dhe organizatave të interesuara në lidhje me javën.

Respektimi vjetor i Javës Ndërkombëtare të Shkencës dhe Paqes po jep një kontribut të rëndësishëm në promovimin e paqes. Java inkurajon shkëmbime më të mëdha akademike mbi një temë me rëndësi universale, duke gjeneruar gjithashtu një ndërgjegjësim më të madh për marrëdhëniet e shkencës dhe paqes midis publikut të gjerë.

Bazuar në pjesëmarrjen e deritanishme, pritet që ajo të rritet nga viti në vit, duke kontribuar në mirëkuptimin më të madh ndërkombëtar dhe mundësitë për bashkëpunim në aplikimet e shkencës për promovimin e paqes gjatë gjithë vitit./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme