8 Tetor, 2023 - 12:30 pm
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se prej javës së ardhshme do të fillojë vaksinimi kundër gripit.
“Vaksinimi është mënyra më e thjeshtë dhe më efektive për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve serioze infektive. Po ashtu, pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për të zbutur dhe ndaluar epidemitë dhe pandemitë e ndryshme. Nga java që vjen, në Kosovë fillon vaksinimi kundër Gripit.”
Në njoftim thuhet se fillimisht duhet të vaksinohen oersonat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar.
“Tre vaksina të tjera: kundër Human Papilloma Virusit; Vaksina kundër Pneumokokut dhe Vaksina kundër Rotavirusit janë pjesë e Kalendarit të rregullt të vaksinimit (2023/2024) në Kosovë.” / KultPlus.com