6 Dhjetor, 2024 - 2:30 pm
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, falënderoi të gjitha shtetet pjesëmarrëse në edicionin e tretë të Javëve Kulturore Ndërkombëtare.
“Faleminderit çdo shteti pjesëmarrës, institucioneve vendore, ambasadave, përfaqësive diplomatike e bashkëpunëtorëve të shumtë, për vlerat, energjinë, pasionin dhe kontributin e jashtëzakonshëm për të realizuar këtë shkëmbim kulturor”, u shpreh ministri Gonxhja në rrjetet sociale.
Me sloganin “Shqipëria mikpret botën”, Javët Kulturore Ndërkombëtare organizuan më shumë se 250 aktivitete, nga 21 shtete, ku performuan mbi 360 artistë të huaj, që sollën kulturë, art dhe emocion të jashtëzakonshëm jo vetëm në Tiranë, por pati shpërndarje edhe në qytete të tjera.
“Ky ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm i bashkimit të kulturave dhe shprehjes artistike nga mbarë bota”, tha ministri i MEKI-t, Blendi Gonxhja./ KultPlus.com