21 Janar, 2021 - 10:00 am
Jennifer Lopez pati një paraqitje të mahnitshme dje në ceremoninë e inaugurimit të Joe Bidenit, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Këngëtarja amerikane u shfaq e veshur krejt në të bardha dhe me shumë stil në ngjarjen e madhe, ku këndoi këngët “This is your land” dhe “America the beautiful”.
Ajo që ka rënë në sy, ishte se derisa po afrohej për të kënduar, Jennifer pati një përshëndetje shumë të ngrohtë me zëvendëspresidenten e re, Kamala Harris duke lënë të kuptohet se ato kanë simpati të madhe për njëra-tjetrën, shkruan DM.
Këngëtarja 51 vjeçare është shoqëruar në këtë ngjarje nga bashkëshorti i saj Alex Rodriguez me të cilin ndau shumë përqafime pas ngjarjes.
Në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden ishin pjesëmarrës edhe këngëtarë të tjerë ndërkaq himni kombëtar u interpretua nga artistja me zërin e fuqishëm, Lady Gaga. / KultPlus.com