5 Janar, 2025 - 10:42 pm
Ditën e sotme disa banorë të Vlorës por dhe specialist të emergjencave civile apo dhe ADZM Vlorë kanë qenë në këtë majë 2018 m mbi nivelin e detit.
Përveç pamjes së mrekullueshme që ofron ky mal, (nën majën e malit Çika) është dhe një sport malor për të apasionuarit e ngjitjes në mal.
Ky grup i cili është ngjitur sot në këtë mal, është dhe grupi ku shpesh herë i vjen në ndihmë personave dhe turistëve që humbin rrugën në malet e Vlorës. Ngjitja e këtij grupi në këtë maj mali është dhe hapja e një shtegu të ri për situata ku humbin turistët, por dhe situata të tjera.
Ku mund të kujtojmë se ka pasur shumë raste ku turistë kanë humbur dhe jetën duke mos ditur ku të kalojnë, po ashtu dhe ngjarjen e djeshme ku një turiste austriake ka qëndruar më shumë se 20 orë në Karaburun pasi kishte humbur rrugën dhe orientimin, ku është dashur ndihma e specialistëve të ADZM që pas disa orë kërkimesh e kanë gjetur në gjendje te mirë shëndetësore.
Ndërkohë që nga maja e këtij mali ata urojnë për një vit të mbarë 2025./topchanel/ KultPlus.com