25 Gusht, 2019 - 2:30 pm
Ish zv.presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se ai është quajtur homoseksual gjatë viteve 1970 për shkak se kishte kërkuar të drejta për gratë.
Kandidati i mundshëm për president të SHBA’ve nga demokratët, Biden, tha se gjatë tërë jetës ka punuar për të drejta të grave edhe në kohën kur burrat paragjykoheshin nëse e bënin një gjë të tillë, transmeton Gazeta Express.
Ai gjithashtu shtoi se “e tërë gjenerata ime ishte mbushur me energji. Ne më në fund e përfunduam Ligjin për të Drejtën e Votës. Më në fund e bëmë edhe Ligjin për të Drejta Civile.
“Ne arritëm në një pikë ku filluam që të krijojmë lëvizje për të drejtat e grave dhe filluam që t’i trajtojmë çështje gjinore – e mbaj mend mirë sepse si një përkrahës i madh në vitin 1972 dikush më tha ‘Epo e dini pse Biden është për të drejtat e grave?, ai me gjasë është gay”, deklaroi ai.
“Nuk është shaka kjo” tha Biden, i cili u martua me gruan e tij në vitin 1972. /KultPlus.com