Joe dhe Jill Biden ndanë sekretin e një martese të lumtur

7 Shkurt, 2021 - 10:13 pm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe bashkëshortja e tij Jill Biden janë së bashku tash e 43 vite, shkruan People.

Mirëpo, ata ia kanë dalë t’i shpëtojnë stuhive të shumta e “motit” të paqëndrueshëm, duke vazhduar ta shikojnë njëri-tjetrin me të njëjtën dashuri e shkëlqim në sy, si në fillimet e tyre.

Por, cili është sekreti i një martese të lumtur, që i mbijeton gjithçkaje?

Në një intervistë për “People”, Joe tregon se sekreti i martesës së tyre është komunikimi. Ata flasin për gjithçka dhe i ndajnë të gjitha ëndrrat me njëri-tjetrin.

“Shumë thonë që martesa duhet të jetë 50 me 50, por unë them që ndonjëherë duhet të jetë 70 me 30. Sepse faleminderit Zotit, kur ndihem keq, ajo më sjell në vete dhe e njëjta gjë ndodh kur ajo ndihet keq.

Çelësi i një martese të suksesshme është të ndash ëndrrat me njëri-tjetrin. Edhe pse kemi kaluar ulje, ngritje, tragjedi dhe humbje, ne besojmë tek shprehja që çfarë të vret të bën më të fortë”- u shpreh Joe Biden.

Rikujtojmë se Biden është zyrtarisht Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas certifikimit të votave elektorale nga Kongresi Amerikan.

Kamala Harris është zyrtarisht zëvendës presidentja, ndërsa Trump ka mbyllur këtu kapitullin e tij. Zv. presidenti Mike Pence njoftoi certifikimin e Biden, i cili mori shumicën e votave./Lajmi.net/ KultPlus.com

Të ngjajshme