Jole: Vijim i traditës së kahershme të filantropisë korçare

18 Dhjetor, 2024 - 8:32 pm

Tradita e kahershme e filantropisë korçare ishte në fokus të një takimi të organizuar sot nga fondacioni komunitar “Korçarët ndihmojmë korçarët”, i krijuar me mbështetjen e filantropes Yvonne Naum, e cila jeton në SHBA.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe prefekti i qarkut Korçë, Nertil Jole, i cili vlerësoi nismën.

“Veprat e bamirësve të shumtë të trevës sonë edhe sot shkëlqejnë në Korçën tonë dhe janë shprehje e frymës evropiane që mbollën në këtë qytet shumë filantropë, nga shekulli i 15-të deri në shekullin e 20-të. Familja Turtulli është nga shembujt më të spikatur, që i dhuroi Korçës shumë objekte të rëndësishme, spitalin, bibliotekën, kinemanë, liceun dhe jetimoren. Janë edhe shumë filantropë të tjerë si Anastas Avram-Lekçe, Iljaz Bej Mirahori, Selim Mborja etj., që me veprat e tyre lanë gjurmë të shkëlqyera”, u shpreh Jole.

Sipas Prefektit, “vijimi i traditës së kahershme të filantropisë korçare, është fryma që të gjithë së bashku duhet të përhapim si kulturë e bashkëjetesës sonë, në emër të dashurisë për njeriun, qytetin dhe vendin”./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme