Joni Peci lanson parfumin e tij të parë (FOTO)

4 Tetor, 2019 - 10:58 pm

Prej kohësh, përpos administrimit të Joni Peci Store si edhe kurimit të imazhit të një sërë personazhesh të njohur, Joni Peci i është përkushtuar edhe krijimit të një parfumi që mban emrin e tij.

Quhet “Encyclopædia”, për të cilin Peci shpreson të jetë fillimi i një enciklopedie, ku secili të gjejë veten. Me ç’shihet te paketimi i parfumit, Encyclopædia përmban ndër të tjera edhe linalool dhe limonene, substanca që gjenden te agrumet si limoni dhe portokalli dhe bimët e ngjashme me livandon. 

Parfumi do të prezantohet më 10 tetor, në një event ku të pranishëm do të jenë personazhe të njohur, miq dhe bashkëpunëtorë të stilistit. /KultPlus.com

Të ngjajshme