22 Shkurt, 2023 - 4:34 pm
Justice Initiative Kosova ka nxitur një peticion për mbrojtjen e fëmijëve nga interneti, shkruan KultPlus.
Kjo thirrje vjen si pasojë e ndikimit të thellë e ndikimit të internetit në jetën e të mbietuarve të abuzimit seksual dhe dhunës nfaj fëmijëve.
Në vijim, KultPlus ua sjell njoftimin e plotë:
INTERNETI NUK ËSHTË I SIGURT PËR FËMIJËT.
NE DUHET TA NDRYSHOJMË KËTË.
Është koha që Evropa të ngritet për drejtësi, të jetë e guximshme dhe t’i japë fund abuzimit seksual të fëmijëve përgjithmonë.
Në “Iniciativën e Drejtësisë” kemi parë ndikimin e thellë në jetën e të mbijetuarve të abuzimit seksual dhe dhunës ndaj fëmijëve. Shkalla e problemit është vetëm në rritje pasi kryerësit janë në gjendje të shfrytëzojnë fuqinë e internetit. Fëmijët tani janë në rrezik të abuzimit dhe joshjes seksuale në internet, abuzimit fizik në shtëpitë dhe komunitetet e tyre dhe materialet me përmbajte të abuzimit të fëmijëve po qarkullojnë me një shkallë alarmante.
Ne kërkojmë që Bashkimi Evropian të marrë një qëndrim udhëheqës në nivel botëror dhe të votojë në favor të propozimit aktual të MASF të BE-së që ne të mund të mbrojmë të gjithë fëmijët dhe adoleshentët dhe të kemi drejtësi për të mbijetuarit.
Të mbijetuarit, prindërit, mësuesit, qeveritë, sektori privat dhe aleatët tanë po bashkohen rreth një thirrjeje për t’i dhënë fund dhunës seksuale ndaj fëmijëve në Evropë dhe në nivel global.
Nënshkruani peticionin të bashkoheni me ne.
Së bashku, ne mund dhe duhet t’i japim fund dhunës seksuale ndaj fëmijëve në Evropë duke miratuar ligje që e bëjnë të vështirë ose të pamundur që fëmijët të abuzohen në internet.
Ta bëjmë internetin #tësigurtpërfëmijët.
#safeforkids
NËNSHKRUANI PETICIONIN KËTU.