Jusuf Buxhovi ndan nesër mirënjohje për lexuesit e dalluar në Gjilan

13 Shkurt, 2025 - 11:09 am

Shkrimtari Jusuf Buxhovi, ka njoftuar se të premtën, me datë 14 shkurt, do të mbajë një bashkëbisedim me lexuesit e dalluar në bibliotekën “Fan S. Noli” në Gjilan duke filluar nga ora 13:00.

Gjatë bashkëbisedimit, Buxhovi i cili është edhe fitues i çmimit të madh letrar “Beqir Musliu” do të ndajë mirënjohjet për lexuesit e dalluar.

Komisioni përbëhet nga Fitore Ajvazi, Shqipe Latifi dhe Shaban Rexhepi./KultPlus.com

Të ngjajshme