14 Qershor, 2020 - 8:58 pm
Mësuesi pejan, Jusuf Kryeziu ka arritur të bëhet njeriu më i moshuar që ka arritur të pushtojë njërën ndër majat më të larta në Kosovë.
Bjeshkatari i shoqatës “Gjeravica” nga Peja, ka vendosur rekordin në moshën 88 vjeçare duke pushtuar ‘Majen e Mariashit’ e cila ka lartësi mbi detar 2533 metra.
Pavarësisht sfidës së vështirë, Kryeziu 88 vjeçar, pa problemin më të vogël, ka bërë ngjitje 8 km në një drejtim dhe përafërsisht misionin e ka kompletuar pas 4 orësh, me datë 14 qershor 2020.
Ngjitja është realizuar me iniciativën e shoqatës bjeshkatare “Gjeravica” nën përkujdesjen e Raif Gjikollit dhe disa alpinistëve të tjerë pejan. /KultPlus.com