9 Qershor, 2020 - 12:16 pm
Që nga 30 prilli kur Ministria e Shëndetësisë prezantoi një plan me tri faza të hapjes së ekonomisë i cili ahengjet i pozicionoi në fazën e tretë që ka nisur në fillim të këtij muaji, nuk ka më ndonjë njoftim nga ky institucion se a do të lejohet mbajtja e tyre apo jo.
Ndonëse qershori ka qenë muaji i cili rivlerëson situatën me COVID-19 për mbajtjen e ahengjeve, në Ministrinë e Shëndetësisë nuk kanë marr ende ndonjë rekomandim nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Në lidhje me këtë ka folur edhe zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti.
Ai tha se kjo çështje ka mbetur sipas planit për hapje graduale.
“Çështja e ahengjeve ka mbetur sipas Planit për hapje graduale të rivlerësohet tani në qershor. Vendimi për to do të merret bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së”, i ka thënë ai shkurt Insajderit.
Ndërkohë, për mos lejimin e ahengjeve kanë reaguar shumë artisë, pronar të restoranteve e biznese të tjera që varen nga to. / KultPlus.com