9 Nëntor, 2021 - 10:00 pm
Mijëra kabina telefonike në mbarë Mbretërinë e Bashkuar do të mbrohen nga mbyllja, sipas BBC.
‘Ofcom’, rregullatori i telekomunikacionit në Mbretërinë e Bashkuar, tha se do të ndalojë mbylljen e 5 000 kabinave telefonike në zona me sinjale të dobëta celulare ose shkallë të lartë aksidentesh, nëse ato janë ende të nevojshme nga komunitetet lokale.
Vitet e fundit këto kabina kanë dalë jashtë funksionit.
Por, aktualisht, një kabinë telefonike do të ruhet nëse:
Selina Chadha, drejtoreshë në ‘Ofcom’ thotë se “disa prej tyre do të përdoren për të kryer një numër relativisht të ulët telefonatash. Por, nëse një nga ato telefonata është nga një fëmijë i shqetësuar, një viktimë aksidenti ose dikush që mendon për vetëvrasje, ajo linjë telefonike publike mund të jetë një mjet shpëtimi në një kohë nevoje të madhe”. / KultPlus.com