10 Tetor, 2019 - 1:15 pm
Shkrimtarja polake Olga Tokarczuk dhe shkrimtari austriak Peter Handke, janë fituesit e fundit të çmimit prestigjioz “Nobel” për Letërsinë, që u nda sot në Suedi.
Edhe njëherë shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka mbetur jashtë garës, edhe pse ishte favoritë nga mediet për ta fituar këtë çmim.
Çmimi “Nobel” nuk u dhurua vitin e kaluar për shkak të disa skandaleve brenda Akademisë, kurse sot i dhuruan dy sosh, ai i vitit të kaluar iu nda shkrimtares polake, kurse çmimi i vitit 2019 iu nda shkrimtarit austriak Handke. /KultPlus.com