13 Mars, 2025 - 4:44 pm
Rrugicat me kalldrëm të kalasë u mbushën me gjallërinë e nxënësve të shkollave 9-vjeçare të Elbasanit, në këtë vigjilje të Ditës së Verës.
Fëmijët e të rinjtë sollën me vete copëza nga trashëgimia e pasur kulturore e qytetit, duke ua prezantuar ato qytetarëve por edhe vizitorëve të Elbasanit.
Nxënësit e shkollave të Elbasanit bënë një prezantim të zanateve të vjetra, punimeve artizanale me grep e shtiza e deri te veshjet popullore dhe gatimet tradicionale. Në një farë mënyre, festa nisi që sot, duke marrë ngjyrat dhe aromat e kulturës elbasanase.
Muzika tradicionale dhe allet me kostumet karakteristike shtuan atmosferën festive, duke e kthyer kalanë në zemrën e festimeve për Ditën e Verës./atsh/KultPlus.com