5 Shkurt, 2023 - 10:40 am
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër njoftoi se nga statistikat mbi numrin e vizitorëve në Kalanë e Rozafës, vizitat turistike kanë vijuar me ecurinë pozitive në muajin e parë të vitit, duke reflektuar rritje të numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj për vitin 2023.
2,557 vizitorë janë regjistruar në muajin janar 2023, ndërkohë që një vit më parë, muaji i parë i vitit regjistronte 2339 vizitorë, ose 218 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2022.
Kalaja e Rozafës është atraksioni kryesor turistik i qytetit të Shkodrës. Edhe viti që lamë pas rezultoi i suksesshëm sa i takon vizitueshmërisë, duke regjistruar shifra në rritje krahasuar me vitet pararendëse.
Rikualifikimi i kalasë së Rozafës përmes ndriçimit, një investim i Ministrisë së Kulturës, e ka kthyer atë në një atraksion turistik, të vizitueshëm për turistët vendas dhe të huaj edhe në mbrëmje.
Kalaja e Rozafës është monument historik. Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatllinjve (shek. XVIII-XIX). E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të besës legjendare./KultPlus.com