7 Shtator, 2024 - 12:42 am
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, publikoi sot kalendarin e ri artistik.
Rikthehemi në skenë. Pas një sezoni veror të gjatë, ku shëtitëm qytet më qytet. Një gamë e gjerë shfaqjesh, nga festivalet letrare tek baleti, muzika, ekspozitat dhe shfaqet për fëmijë, që sjellin për të gjithë ju emocione të paharruara”, shkroi ministri Gonxhja në rrjetet sociale.
Ai i ftoi të gjithë artdashësit të bëhen pjesë e këtij kalendari, të cilin e quajti një udhëtim magjik në botën e artit dhe shfaqjeve.
Një pjesë të madhe të këtij kalendari e zënë ngjarjet artistike të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit e Ansamblit Popullor.
Krahas tyre gjejmë aktivitete të Teatrit Eksperimental, Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit me Varg Festival, vëniet në skenë të Teatrit Kombëtar e shumë aktivitete të institucioneve të tjera artistike e kulturore./KultPlus.com