3 Tetor, 2022 - 8:15 pm
Kanë kaluar në fazën e dytë punimet në Kullën e Sheremetit në qytetin e Pejës, përcjell KultPlus.
Ky aset i trashëgimisë kulturore që u shpëtua nga rrënimi dhe degradimi si ndërtim i takon gjysmës së dytë të shek. XIX-të.
Shpëtimi nga rrënimi, mbrojtja, restaurimi dhe funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë sonë kulturore është një prej prioriteteve të Ministrisë së Kulturës./ KultPlus.com