9 Gusht, 2024 - 5:44 pm
Donald Trump dhe Kamala Harris do të përballen për të debatuar më 10 shtator në televizionin ABC.
Sipas sondazheve përballja e tyre cilësohet të jetë gara presidenciale më e ngushtë. Një sondazh i Ipsos i publikuar të enjten zbuloi se Harris ka shtuar epërsinë e saj mbi Trump që prej fundit të korrikut. Ajo prin ndaj republikanit me 42 për qind të preferencave kundër 37 për qind të tij.
Gjatë një konference për shtyp, Trump sulmoi Kamalan, duke iu referuar si person radikal. Megjithatë, demokratja u shpreh se po priste me padurim debatin e 10 shtatorit.