13 Prill, 2022 - 9:26 am
Më 13 Prill 1882, në Livorno të Italisë, vdiq jetë Dhimitër Kamarda (Demetrio Camarda) gjuhëtari arbëresh, atdhetari i madh dhe botuesi i folklorit shqiptar, me njohuri shkencore edhe në fushën e gjuhëve indo-evropiane.
Kamarda, së bashku me Jeronim De Radën (Girolamo De Rada) ishin dy iniciatorët kryesorë të lëvizjes kulturore italo-shqiptare (arbëreshe) në Itali gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX.
Puna kryesore e Kamardës “Sprovë e Gramatikës Krahasuese të Gjuhës Shqipe” është puna e parë shkencore e studimit historik krahasues mbi temën.
Ai dha një kontribut të rëndësishëm me botimin e Alfabetit të përgjithshëm shqiptar në 1869. /KultPlus.com